Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim për rreth 90 minuta me një grup kongresmenësh amerikanë në selinë e PD të cilët mbërritën sot në Tiranë për krizën politike.
Burime nga selia blu kanë thënë se takimi i Bashës me kongresmenët zgjati 30 minuta më shumë nga sa ishte parashikuar në agjendë.
Mësohet gjithashtu se Basha u ka treguar kongresmenëve problemin e kultivimit dhe trafikimit të kanabis sativës. Kreu i opozitës ka shprehur edhe shqetësimin për krimin e organizuar dhe lidhjet qeveritare, si një rrezik për zgjedhjet e lira dhe stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.
Në këtë aspekt, Basha ka parashtruar edhe propozimet e opozitës për zgjidhjen e krizës politike në mënyrë që të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Veritas.com.al/