ATMORE, Ala. (AP) —Një i burgosur nga Alabama i dënuar për vrasjen me bombë të një gjykatësi federal gjatë valës së terrorit jugor në vitin 1989, u ekzekutua me inxheksion vdekjeprurës ditën e  Enjte, duke u bërë i burgosuri më i moshuar që i shkaktohet vdekje gjatë gjithë kohëve moderne në Shtetet e Bashkuara.

Walter Leroy Moody Jr., 83 vjeç, u shpall i vdekur në ora 8:42 p.m. pas një inxheksioni në burgun e Alabamës në Atmore. Ai nuk bëri asnjë deklaratë të fundit dhe nuk u përgjigj kur një zyrtar e pyeti nëse kishte ndonjë fjalë të fundit para se t’i injektonin lëndën kimike.

Autorittetet thanë se Moody dërgoi katër bomba postare në Dhjetor të vitti 1989, duke vrarë gjykatësin Robert S. Vance, një anëtar i Gjykatës së Apelit në Alabama dhe Robert E. Robinson, një prokuror të të drejtave qytetare nga Savannah, Georgia. Dy bomba të tjera, duke përfshirë njërën të dërguar në zyrat e NAACP në Jacksonville, Florida,  u interceptuan para se të shkonin në destinacion dhe nuk shpërthyen.

Sipas gjykimit të vitit 1996, prokurorët e përshkruan Moody si një frikacak pedant që vrau Vance për shkak të fiksimit që të hakmerrej ndaj sistemit ligjor, dhe pas kësaj bëri edhe paketa shtesë me bomba me qëllim që të dukej se Ku Klux Klan qëndronte prapa vrasjes së gjykatësit.

Veritas.com.al/