CNBC njofton se menjëherë pas zgjedhjes së Donald Trump si President i Amerikës është ngjitur vlera në Bursën Amerikane.

‘Bursa e Amerikës është rritur me 1 për qind ditën e Mërkurë, pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet Presidenciale, duke lënë pas atë që pritej me zgjedhjen e Hillary Clinton”.

Ditët e mitingjeve sollën një mesatare rritjeje prej 2 për qind”- sipas CNBC.

Volumi tregtar në Mërkurën  ishte afërsisht 12 milion aksione, më i larti që në votimet e Britanisë për Brexit.

“Gjatë natës së zgjedhjeve na u duk gjithçka si e pasigurt. Sot e dimë rezultatin”- tha Jj Kinahan shef i strategjive në TD Armitrade.

Rritja po vazhdon teksa shikohet ekipi potencial që do të zgjedhë Trump në qeverisje, tha Kinahan.

/Veritas.com.al/