Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër personat e arrestuar pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës mesditën e 19 prillit.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se gjykata ka caktuar për katër personat, masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe ndalim te qëndrimit në vende ku protestohet deri në një vendim të dytë.
Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, Franc Kaloshi, 35 vjeç, dhe Artan Muçmata akuzohen për ushtrim dhune dhe kundërshtim ndaj punonjësve të policisë.
Akuzat e referuara nga policia ishin për prishje të qetesisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Ambasadat e vendeve të huaja të vendosura në Tiranë I dënuan aktet e dhënës duke përgëzuar edhe reagimin e punonjëseve të policisë për menaxhimin e situatës.