Pardje, gjate nje bisede me minsitrin e Jashtem te Italise mbi motivin pse kryeministri shqiptar u motivua per te derguar 30 mjeke e infermiere ne ndihme te Italise per luften kunde koronavirusit, ksihte treguar nje ngajrje qe deshmonte racizem te nje polici italian vite te shkuara. Sipas tregimit, polici italian kishte pare nje grua ekstra-komunitare shtatzene dhe e kishte fyer se ‘çfare mbante ne bark, krijese te cuditshme”. Edi rama, atehere qytetar i thjeshte kishte reaguar ndaj policit dhe per kete ai e kishte arrestuar.

Partia Demokratike me ane te Bylykbashit, kete akt e ktheu ne kale beteje kunder kryeministrit dhe e akuzoi ‘ pse nuk ke treguar se je arestuar’ ne Itali.

Rama eshte pergjigjur sot ndaj deklaratave te Bylykbashit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Oerd Bylykbashit se është arrestuar më parë në Itali dhe këtë gjë ai e ka fshehur.

Teksa e ka ironizuar, Kryeministri shprehet se ‘arrestimi’ ishte thjeshtë një sherr me një polic në aeroport, të cilin e solli si shembull për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90.

Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë shkruna se “O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?!”

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

VERITAS.COM.AL/