Nga: L. Skiro/
Në një mënyrë misterioze ka ndodhur që brenda një jave shërbimet e Inteligjencies së kombit shqiptar në dy shtetet ku jeton, të shemben. SHISH në Tiranë është ‘hedhur përtokë’ me shkarkimin e 12 drejtorëve që funksionojnë prej vitesh; gjë që do të thotë se është paralizuar veprimi i SHISH… Ndërsa në Kosovë deputetët dhe analistë po e konsiderojnë se AKI (Agjencia Kosovare e Inteligjencies) është “jashtë çdo kontrolli”. Deklaratën e bëri, në emër të PDK- parti e presidentit Thaçi, vetë deputeti Anton Çuni.
Opinioni i ngritur në Kosovë mbi daljen e AKI jashtë kontrollit vjen pasi Turqia, në mënyrë ‘banditeske’, mori peng nga zyrat e shtetit të Kosovës 6 mësues që i ka quajtur ‘armiq gylenistë’.
Anton Çuni ‘nuk po beson’- shkruan Express, në deklarimin e presidentit Thaçi se nuk ka qenë në dijeni për kidnapimin që iu bë javën e kaluar gjashtë gylenistëve dhe deportimin e tyre në Turqi. Për deputetin e LDK’së, Agjencia Kosovare e Inteligjencës pas rastit të fundit, ka dalë jashtë kontrollit. Shkarkimet nuk mjaftojnë, thotë Çuni, duke kujtuar lirimin nga detyra të Flamur Sefajt dhe Driton Gashit. Në një intervistë për Gazetën Express, ai flet edhe për nismën e LDK’së që vendi shpejt të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“ Kjo situatë e zhvilluar nxori në sipërfaqe shume dobësi politike, institucionale, ligjore dhe morale karshi autoritetit të z. Thaqi si President i Kosovës. Nga kjo situatë kuptojmë se sa të pambrojtur janë të gjithë qytetarët e vendit nga një person, i cili nën petkun e pushtetit bën çfarë e si të do ai. Ai në çdo kohë dhe situatë po i keqpërdor institucionet shtetërore për agjendat e tij personale” tha deputeti Çuni.
Po në të njëjtin hark kohor prej një jave, SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) në Shqipëri, u rrënua përtokë. 12 drejtorë të Organizmit të Inteligjencies u larguan nga detyra duke lënë pas një hendek të madh të funksionimit të Inteligjencies. Njëkohësisht janë ndërtuar drejtori të reja, që as dihet kur do të mund të hyjnë në eficiencë.
Një organizëm shtetëror, qoftë ky SHIK ose Ministri, kur i heq 12 drejtorë do të thotë se funksionimi i tij ka rënë për një kohë të caktuar. Komentet tregojnë me gisht kryeministrin e vendit, Rama, i cili “tenton të fusë në dorë edhe Shërbimin Sekret”. Por edhe sikur kështu të jetë, kjo nënkupton rënien përfundimtare të rolit të Shërbimit të Inteligjencies.
Pyetja themelore është kjo: Pse pikërisht sot zgjidhet koha që dy shtete me popullsi shqiptare të rrënohen nga Shërbimi Sekret në të njëjtën kohë?
Studiues dhe komentator, këtë ndryshëm po tregojnë se tani rajoni ndodhet nën influenca të ndryshme, sa Ruse edhe Turke; si edhe nën kujdestarinë e BE e SHBA. Gjithashtu fakti që rajoni ndodhet në kufi të ‘Shtetit Islamik’ dhe influencuar prej krimit- do të thotë ‘shumë gjë’ në këtë rast për rënien e shërbimit të Inteligjencies. Rajoni po piketohet edhe si zonë e konflikteve të mundshme të reja, nga disa vëzhgues. Gjithashtu në Shqipëri po drejtohet gishti si ‘vend që prodhon dhe transporton krim e drogë’ në vendet e Europës.
Atëherë, pse vallë kanë zgjedhur këtë moment për të rrënuar shërbimin e Inteligjencies?
Veritas.com.al/