![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/03/94234376_8a7d1a18-913c-47d8-9d18-b0199d0bbd89.jpg)
(FOTO: Zoti Trump e uli tensionin kur e telefonoi zotin Xi muajin e kaluar)/
Kina ka konfirmuar datat kur Presidenti Xi Jinping do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara për takimin me homologun tij Donald Trump.
Ata do të takohen në resorin e zotit Trump, Mar-a-Lago në Florida, në 6 dhe 7 Prill.
Tregtia do të jetë çështja kryesore për të dy liderët e dy ekonomive më të mëdha të botës. Po kështu edhe çështja “gjembaçe” e Koresë do të jetë temë e bisedimeve- sipas BBC.
Lidhjet mes dy vendeve morën një “ngecje hapi” kur zoti Trump mori një telefonatë nga presidente e Taivanit, por kjo u shkri kur presidenti Trump riafirmoi sloganin kinez të politikës “Një Kinë”.
/Veritas.com.al/