Në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi komentoi listat e kandidatëve për deputetë. Idrizi tha se një vota për Dashamir Tahirin që ndodhet i pesti në listën e PD-së në Vlorë është një votë për Vangjel Dulen.

“Dashamir Tahiri është i pesti në Vlorë në listat e PD-së. Po ua them se PD nuk ka marrë më shumë se 4 mandate. I pesti ka qenë gjithmonë përfaqësues i PDIU. Të përshëndesim ata që janë djem, dhe vajza të Çamërisë. Dulja është i treti në listën e PD në Vlorë. Më bën përshtypje se Dulja iku kur një shqiptar i Çamërisë u bë nënkryetar i Kuvendi, por sot nuk ikën nga lista. Vota për Dashamir Tahirin është votë për Vangjel Dulen. Çamët nuk janë budallenj të votojnë Vangjel Dulen” – tha Tahiri.

Tahiri komentoi edhe mungesën e koalicioneve në këto zgjedhje duke thënë se kjo është një sjellje e pabesë ndaj votuesve.

“Mungesa e koalicioneve është një sjellje e pabesë ndaj votuesve të tyre. Ne nuk trembemi se PDIU nuk është një parti e vogël, por një parti e madhe që e duan këtë vend”- tha ai.