Ish prokurore e Krimeve, Carla Del Ponte ka dhënë dorëheqjen nga komisioni i hetimeve i Kombeve të Bashkuara mbi abuzimet me të drejtat e njeriut në Siri, sepse OKB “nuk ka bërë absoluitisht asgjë” në këtë fushë- tha ajo.

Del Ponte, e njohur për publikun shqiptar ka qenë prokurore e krimeve në Gjykatën e Hagës ku janë gjykuar krimet në ish Jugosllavi.

Në komisionin e Hetimeve të OKB në Siri ajo ka shërbyer 5 vjet.

Lufta Civile në Siri ka lënë më shumë se 300 mijë të vdekur dhe miliona të pastrehë dhe pa atdhe.

Zonja Del Ponte, ish prokurore e Pergjithshme në Zvicer, bëri emër për shkak të hetimeve mbio krimet e luftës në ish Jugosllavi

“Jam e frustruar, unë heq dorë”, i tha zonja Del Ponte gazetës zvicerane ‘Blic’.

“E kam shkruar letrën e dorëheqjes dhe do ta dërgj pas pak ditësh”-  tha.

Ajo shtroi se “të gjithë në Siri janë në anën e gabuar, Qeveria e Assad ka kryer krime të tmerrshme kundër njerëzimit dhe ka përdorur armë kimike. Edhe opozita tani është e mbushur me esktremistë dhe terroristë”- tha

Zonja Del Ponte shtori se “nuk kam më asnjë fuqi përderisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk bën asgjë. Nuk ka drejtësi për Sirinë”- tha Del Ponte.

Veritas.com.al/