BREITBART LONDON

PARIS (AP) – Çatia e shkrirë e katedrales së Notre Dame ka lënë nivele astronomikisht të larta të plumbit në sheshin jashtë dhe rrugët ngjitur.

Policia e Parisit thotë se nivelet e plumbit nga çatia u gjetën të jenë midis 10 dhe 20 gram për kilogram terreni – midis 32 dhe 65 herë te kufirit te rekomanduar nga autoritetet franceze të shëndetit prej 0,3 gram për kilogram. Zonat më të afërta me katedralen janë aktualisht të mbyllura.

Deklarata e të enjtes tha se rreziku kryesor është pluhuri i plumbit që mund të mbulojë sipërfaqet e shtëpive dhe bizneseve aty pranë. Për të shmangur helmimin nga plumbi, autoritetet kanë rekomanduar një pastrim të mirë me një leckë të lagur dhe se gratë shtatzëna dhe fëmijët te lajnë duart shpesh.

Qindra ton plumbi u përdorën në strukturën e Notre Dame, si dhe ne majën e kishës që u dogj dhe u shemb.

Veritas.com.al/