Shqipëria dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje huaje 300 milionë euro për financim ushtarak.
Ratifikimi i marrëveshjes do të miratohet me procedurë të përshpejtuar këtë të hënë, në orën 15:00, në seancë parlamentare.
Detajet e marrëveshjes mbeten konfidenciale për shkaqe sigurie, megjithatë kreu i grupit parlamentar të PS zbuloi disa teknikalitete.
“1. Modernizim të kapaciteteve të FA.
2. Garancitë e marrëveshjes, financim gradual sipas nevojave.
3. Afat shlyerjeje 12 vjet.”
Sipas Ballës, kjo marrëveshje është historike për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me SHBA.
“Kjo është historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë. Konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA. Mbetemi aleatë të SHBA, të udhëhequr nga Donald Trump.”
Për kreun e grupit të PS, kjo marrëveshje ka dy objektiva për Shqipërinë.
“Të rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, si dhe të përmbushim detyrimet ndaj NATO-s deri në 2035, shpenzimet për mbrojtjen në 5%.”
Por as SHBA nuk e bashkon dot politikën shqiptare.
Opozita kundërshtoi futjen me procedurë të përshpejtuar, ndërsa u ankua se ende s’ka lexuar dot marrëveshjen e huas.
Qëndrimin e opozitës e sqaroi vetë lideri i saj, Sali Berisha, ish-kryeministri i cili anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe vijon të admirojë administratën e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ashtu si kur me ndihmën e amerikanëve vinte në pushtet. Këtë herë deklaroi se PD nuk ka për të votuar marrëveshjen me SHBA që garanton sigurinë e Shqipërisë.
“Jemi pro kredisë, por nuk votojmë me procedurë të përshpejtuar.”
Por pas BE-së, tashmë vjen dhe SHBA. PD, me këtë veprim, zgjodhi qartazi protestën, aty ku vërtet kundërshtohen si investimet, edhe marrëveshjet e Presidentit të SHBA, Donald Trump.
PS ngelet e vetmja forcë politike pas orientimit europian, amerikan apo NATO-s. Me këtë marrëveshje, Shqipëria rikonfirmohet si një anëtar i rëndësishëm në Bordin e Paqes, si dhe ecën me siguri tashmë drejt pritjes së Samitit të radhës së NATO-s në Tiranë.
Kurse PD thjesht ngelet pas Berishës dhe hallit të tij me amerikanët, që as me një aplikim vize nuk është zgjidhur dot.
Komente