(FOTO: Klement Balili dhe Hotel Quaranta Santa në sfond)

Nga Leart Skiro/

Si ka mundësi që të ndodhë kështu? Edhe prokurorët u mahnitën sot kur verifikuan pasurinë e Klement Balilit, i njohur si ketu edhe jashtë vendit me nofkën “Eskobar i Ballkant” për shkak të trafikut gjigand të drogës që dyshohet se ka kryer. Balili është në gjueti ndërkombëtar të policisë, por nuk kapet. Sipas llogarive të gjetura në dokumente, Balili është i varfër. Mendoni kur mahniten prokurorët dhe njerëzit e tjerë të drejtësisë që për vete janë majmur nga përfitime fantazmë, aq sa i presin kokën atij që ka të drejtë dhe i venë kokë atij që nuk ka të drejtë.

Nuk është aspak për t’u mahnitur.

Shembulli tipi për Guines është:

Një, pasuria e kryeministrit Edi Rama, që është deklaruar vetëm tre mijë euro. Pasuria vazhdon të jetë tre mijë euro, edhe pse i zoti ka ndërtuar një vilë me mbi një milionë euro, edhe pse bën jetën më luksoze mes gjithë politikanëve të hapësirave të bardha në Europë, edhe pse çdo ditë hedh një veshje mbi 10 mijë euro dhe përdor tjetrën po kaq.

Dy, është shembulli i kryetarit të Bashkisë Veliaj, i cili ka bërë një dasmë mbi- mbretërore, një javë në kalanë e Gjirokastrës, një javë në Pezë dhe e tëra është bërë me paratë e kursyera nga “mami pensioniste”.

Atëherë pse mahniten prokurorët kur zbuluan se edhe “Eskobari i Ballkanit” rezulton i varfër!?

Nga hetimet mbi pasuritë e paluajtshme, mbi llogaritë bankare, ka rezultuar se Balili është veç një qytetar modest, pak më i varfër se ata që shkojnë në hotelin e tij në Sarandë për të kaluar pesë ditë pushime.

Por janë kontrolluar edhe pasuritë e pjesëtarëve të familjes, dhe del se edhe ata janë po kaq modestë, pa pasuri, pa banka, me bukën e ditës- sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala e BallkanËeb.

Prokuroria ka kërkuar informacion bankar për njëzet persona që përbëjnë rrethin familjar të Balilit, por akoma nuk ka informacion se ata janë të pasur.

Atëherë del që Klementi nuk është Klement, edhe Eskobari nuk është Eskobar, edhe hoteli Quaranta Santa  nuk është hotel. Por ndoshta edhe droga në kushedi sa tonë qenka dhënë për bamirësi nga Balili…

Më e vërtetë mund të jetë kjo: Ata që bëjnë dasmë mbretërore me pensionin e një nënë në Shqipëri, kanë fshehur edhe pasurinë e Eskobarit.

Këtu nuk ka veç një Eskobar.

/Veritas.com.al/