
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç i pranishëm në Samitin e gjatë të Komunitetit Politik Europian foli për anëtarësimin e vendeve në Bashkimin Europian. Sipas tij Shqipëria është në progres me hapjen e grup-kapitujve. Andrej Plenkoviç shtoi se të gjitha vendet që e meritojnë të futen në Bashkimin Europian.
“Kam shumë eksperiencë për të zbuluar datat, askush nuk i zbulon datat është një plan i zgjerimit i cili nuk vijon në mënyrë precize. Është progresi me sa shikoj unë Shqipëria ka hapur grup-kapitujt, po negocion në grup-kapituj dhe është në rrugën e saj drejt atyre vendeve që mund të jenë pak më të avancuara. Ne jemi këtu për një farë kohe dhe jemi të pjekur mjaftueshëm për të mos thënë një datë. Çdo vend duhet të shkojë në Bashkimin Europian, në bazë të punës dhe meritave që ka”, tha Andrej Plenkoviç.
Komente