Partia CDU e kancelares gjermane Angela Merkel, fitoi lehtësisht zgjedhjet në shtein Saarland, në provën përpara votimit kombëtar të shtatorit.
Partia e qendrës së djathtë Kristian Demokrate (CDU) mori 40.7% të votave, ndërsa Social Demokratët (SPD),kanë siguruar 29.6% të votave.
Pas një rënieje të dukshme të imazhit të Merkel, madje edhe më poshte se majtistët Social- Demokratë të Shultz, papritur Merkel ngrihet menjëherë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe afrimit me doktrinën e presidentit Trump.
Zonja Merkel shpreson për një mandat të katërt si kancelare, por është nën presion.
SPD e qendrës së majtë ka pasur një rritje të popullaritetit kohëve të fundit, sipas liderit të ri Martin Schulz.Saarland një shtet i vogël jug-perëndimor ka një milion banorë – aktualisht qeveriset nga koalicioni CDU dhe SPD.
/Veritas.com.al/