Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ ambasadorja amerikane theksoi se ky vendim i BE tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.
Mes të tjerash ajo theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.
“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SH.B.A. do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese”, shkruan zonja Kim.