Ali Ahmeti, është nderuar “Qytetar nderi i Tiranës”. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e tij për shqiptarët ndër vite.

Gjithashtu kreu i qeverisë nënvizoi se puna dhe përkushtimi i Ahmetit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, duhet marrë si shembull.

“Historia e thotë me zë më të fortë, se atë që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj dhe për ngritjen lart të shqiptarëve në sytë e krejt botës, të gjithë ne të tjerët nuk mund ta diskutojmë, por vetëm ta pranojmë dhe ta marrim si mësim. Tiranës i shtohet një qytetar nderi i përmasave të Ali Ahmetit. Dua të them një shprehje, se “djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”, u shpreh Rama.