(FOTO- Arkiv)/

Mediat e ndodhura pranë selisë së qeverisë kanë njoftuar se ambasadori i SHBA, Donald Lu, sapo ka hyrë në zyrën e kryeministrit Rama. Menjëherë pas tij është shfaqur ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Çfarë është ky takim; pyetja bëhet më e ngutshme aq me tepër që takimi bëhet në këtë orë të “papërshtatshme zyrtarisht” për një takim të këtij niveli. Takimi mes tyre nuk ishte paralajmëruar më parë.

Indicia e takimit i kompozuar me diplomacinë e aleatit kryesor të vendit, kryetarit të qeverisë dhe një ministër i çështjeve që tashmë përbëjnë “pataten e nxehtë” për qeverinë, mund të ketë ardhur nga ngjarjet kulmore të ditës:

Sot, e hënë, është liruar nga akuza një nga organizatat më të përfolura dhe më të akuzuara në fushën e krimit kundër njeriut dhe pasurisë, “Hakmarrja për Drejtësi”. Anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, e njohur botërisht, lirohen pa asnjë problem brenda pak minutave. Kjo ka shokuar edhe publikun.

Po sot, e Hënë, në takimin politik të kryetarit të opozitës, Basha në Kavajë, është krijuar një incident në mbrojtje të Ervis Roshit- ish kryetar i Bashkisë dhe i kapur në akte kriminale. Veprimtaria kriminale e Roshity ishte denoncuar edhe nga ambasada e shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Nuk ka të dhëna se pas këtij takimi mund të ketë njoftime për mediat rreth temave që janë biseduar.

/Veritas.com.al/