Në Kuvend po zhvillohet seanca maratonë e ditës së sotme, e cila pritet të zgjasë gati 24 orë që do të vihen në dipozicion për interpelancën, mocionin me debat dhe seancën me pyetjet, 3 kërkesa të ndryshme për kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Në fjalët e tyre Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe Luçiano Boçi teksa kanë prezantuar 3 kërkesat kanë kërkuar largimin e Edi Ramës, duke e akuzuar se ka kurdisur skandalin më të madh të historisë së shtetit shqiptar në marrëdhëniet me SHBA. Kryeministri Rama i ka thënë se zero akuzë është bërë nga amerikanët, ndërkohë që në Shqipëri ka pasur një kanal ujërash të zeza. Po ashtu thotë se nuk ka krim kur mban marrëdhënie me zyrtarin e FBI, kur të fton për darkë në New York dhe i kthen ftesën në Tiranë.

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer edhe ironinë për opozitën duke thënë se mund të mos shkulen nga revolucionet imagjinare por nuk do të kenë më përballje me të. Nga ana tjetër, Sali Berisha ka paralajmëruar se “në Shqipëri do ketë kaos” nëse Rama nuk i përgjigjet pyetjeve.

Teksa lexoi 14 herët ku i është përmendur emri në aktakuzën amerikane duke e vënë theksin në faktin se asgjë nuk ka aty kompromentuese.

“Asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme, as ka ndodhur dhe as nuk shkruhet në aktakuzë. Akatakuza nuk thotë asgjë, zero. As për mua, as për shtetin shqiptar. Këtu tani rrugët ndahen më shumë se qartë unë në punët e mia si kryeministër, ju në punët tuaj si revolucionar në dëm të Shqipërisë”, tha Rama.

Sapo ka mbaruar fjalën ai është larguar nga Kuvendi, duke nënvizuar edhe një herë se kjo ishte hera e fundit që ‘merrej më opozitën’, teksa i ftoi t’ë takohemi më 14 maj’.