Ambasada e SHBA ka dënuar sot dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Në një deklaratë të posaçme, Ambasada e quan të papranueshme hedhjen e granatave tymuese në Parlament. Por bie në sy se në deklaratën e firmosu, natyrisht, nga ambasadori Lu, më shumë gëzohet që iku Llalla, se sa erdhi Marku. Zoti Lu kishte një konflikt të hapur me prokurorin llalla mbi një ndërhyrje të zotit Lu për një aferë të kompanisë ‘Bankers’ të naftës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vettingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Veritas.com.al/