Sot në mëngjes, në një aksident tragjik rrugor që ndodhi në Mali i Robit, Kavajë, humbën jetën dy persona nga familja Fiku: Kryefamiljari dhe nusja e djalit të tij, e cila mbrojti me trupin e vet djalin 8 vjeç që tashmë ndodhet në spital.

Fillimisht u tha se në drejtimin e makinës tip Toyota ndodhej një grua, pikërisht Ilda Parroji; por ky ishte manipulimi. Burri që ndodhej në drejtimin e makinës kërkoi nga gruaja e tij që të merrte fajin se ‘unë të nxjerr nga burgu’.  Dëshmitarët dëshmuan se në timonin e makinës është parë një grua, jo burrë.

Halil Koka, burri që ishte me Ilda Parrojin në makinën që shkaktoi vdekjen e dy personave nga familja Fisku tek Mali i Robit, është detyruar të pohojë se ishte ai autori, shkaktari i aksidentit me vdekje dhe jo 30-vjeçarja.

Halil Koka e ka detyruar Ilda Parrojin ta merrte përsipër fajin pasi ai ishte pa patentë, por ka qenë 30-vjeçarja, që pasi mashtroi Policinë, ka zbuluar se ishte Koka ai që e detyroi ta bënte. “Merre përsipër fajin, – më tha, – se do të nxjerr unë nga burgu”, citohet të ketë deklaruar 30-vjeçarja në policinë.

Veritas.com.al/