Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur në Kroaci, ku nga përmbysja e një autobusi humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin nga Frankfurti drejt Prishtinës, ndërkohë që më shumë se 30 të tjerë janë në spital.

Rama thotë se kjo është një fatkeqësi pikëlluese, teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama.