Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Rama ka shkëputur fjalën e prokurorit të Hagës, duke u shprehur për të se është “idiot ndërkombëtar”.

Prokurori i Hagës në fjalën e tij pretendoi se ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi kishte gënjyer ndërkombëtarët për veprimtarinë e tij të vërtetë.

“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Uesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dyhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre, për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar se çfarë ndodhte në realitet. Ata besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues dhe që do marrë vendimet përkatëse. Vendimet e tyre nuk ishin as në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare sa i takon kontrollit efektiv. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK-së mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtrojë komandën sikundër ushtrinë e SHBA-ve apo të NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë flet për hierarki, që janë të mjaftueshme për të caktuar përgjegjësinë eprore, sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha prokurori.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *