Nuk është e nevojshme letra që kanë dërguar PS dhe LSI sot në KQZ- thotë Klement Zguri, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa është e tepërt; ligji ka përcaktuar qartë procedurën.

Klement Zguri, e ka konsideruar të tepër, kërkesën e dy partive aleate në koalicion, për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Zguri tha shprehimisht se sonte në orën 24:00, afati mbyllet dhe partitë pas kësaj garojnë më vete.

“Partitë që janë regjistruar në afatin e caktuar dhe nuk sjellin kërkesën sot para orës 24:00, janë të detyruara për të konkurruar më vete. Këtu s’ka gjë për t’u shqetësuar. Kërkesat e tjera janë të tepërta për koalicion.

Partitë politike të regjistruara në afatin e duhur ligjor si subjekte zgjedhore, nëse nuk kanë marrëveshje brenda ditës së sotme, do të garojnë më vete. KQZ-ja  nuk ka ç’bën asgjë, thjesht të respektojë ligjin.”

Veritas.com.al/