Tragjedi gjatë festës në lagjen e Brownsville. Kryetari i Bashkise se New York de Blasio: “Do t’i heqim armët nga rruget tona”

Luca Sablone

Disa të shtëna kane shkaktuar vrasjen e një njeriu dhe prokuan të paktën 11 të plagosur: Ka ndodhur  mbrëmë në 23:00 me orën lokale në lagjen e Brownsville, ku po zhvillohej edicioni i 56-të i Old Timers Day – një feste me zgjatje dy-ditore; edhe një fëmijë ka mbetur i përfshire në të shtënat në parku ne lindje të Brooklyn në Nju Jork.

Policia njoftoi se një 38-vjeçar- i goditur në kokë – ka humbur jetën menjëherë pas mbërritjes në spital; për momentin nuk është bërë asnjë arrestim dhe nuk janë zbuluar detaje të rëndësishme për fajtorët e mundshëm. Rreth mesnatës u gjet arma e braktisur. Hetimet në progres për të identifikuar dy burra të cilët me fytyre te mbuluar jane futur dhe pastaj  ja kanë mbathur.

“Disa të vdekur”

Sipas njoftimeve në shtypin lokal duhet te jene 5 të vdekurit; megjithatë, këto janë të dhëna jozyrtare, duke pasur parasysh se deri tani vetëm një person i vdekur është konstatuar. Mjetet e ndihmës së shpejtë menjëherë kane transportuar të plagosurit në spitalin më të afërt: disa vleresohen se janë në kushte mjaft kritike.

Një dëshmitar ka treguar: “Kam dëgjuar të shtënat dhe jam ulur,ka shpërthyer paniku”. Pronarja e një kioske të vogël ka treguar: “Ishte kaos.Ishim duke u argëtuar dhe papritur kemi dëgjuar të shtëna, 9, 11 të shtëna dhe njerëzit filluan të vraponin, jashtë kontrollit, sikur të ishin çmendur”.

Twitter ndërhyri Bill de Blasio, kryebashkiaku i Nju Jorkut: “Sonte ne patëm një ngjarje të tmerrshme në Brownsville që shkatërroi një event paqësor të zones. Zemrat tona shkojne tek viktimat Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur këtë komunitet dhe të bëjnë që të zhduken armet nga rrugët tona “.

Veritas.com.al/