Në videot që qytetarët e Kukësit shpërndajnë në rrjetet sociale duken vazhdimisht forcat speciale dhe blindat e policisë që lëvizin në rrugët e qytetit. Që pas protestës kundër taksës në Rrugën e Kombit, duket se qeveria ka vendosur të ndëshkojë dhjetëra vetë, ndërsa mban në qytet forcat speciale për çdo të papritur. Situata duket e tensionuar nga pamjet që publikon ish kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale. Video më poshtë:
Ndërkohë këshilltarët bashkiakë i bënë thirrje Edi Ramës të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar natën e 31 marsit. Në një deklaratë për mediat, kreu i këshillit bashkiak tha se të zgjedhurit vendorë janë të gjithë pro protestës dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.
Edvini vazhdon terrorin ne Kukes!Me kete rast, duke denoncuar qendrimin e tij armiqesor ndaj Kuksit, i them Norieges…
Publiée par Sali Berisha sur dimanche 1 avril 2018
Kjo video tregon kontrollin pa paralajmërim në lokalet e Kukësit
Ja bastisjet banditeske te Narkopolicise ne lokalet e Kukesit!Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital….
Publiée par Sali Berisha sur dimanche 1 avril 2018