(FOTO: Putin dhe Obama)/

Të vendosur që të ndalojnë ndërhyrjen e Rusisë në fushatën elektorale presidenciale, të paktën një nga këshilltarët e presidentit Obama e ka nxitur që të bëjë një kërcënim serioz ndaj Presidentit të Rusisë,  Vladimir Putin- thanë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara për NBC News:

“Rrëmujë në votime dhe ne do ta konsiderojmë këtë një akt lufte”

Por Obama zgjodhi që të mos bëjë ndonjë paralajmërim kur foli me Putin rreth ndërhyrjes në zgjedhje në takimin e Shtatorit kur u zhvillua Samiti i G-20 në Kinë- thanë zyrtarët e Inteligjencies, duke ofruar detaje të reja dhe ekskluzive për NBC News.

Presidenti nuk donte të nxiste ndonjë situatë tensioni, thanë zyrtarët. Në vend të kësaj, ai përdori një gjuhë më pak specifike për të paralajmëruar presidentin Putin rreth konsekuencave që mund të kishte në qoftë se Rusia nuk ndalon ndërhyrjet në zgjedhje.

Rrjedhja e emaileve të hakeruara të Demokratëve vazhduan.

Një muaj më vonë, Shtetet e Bashkuara përdori një sistem tjetër të informimit në stilin e Luftës së Ftohtë, të ashtu quajturin “Red Phone” (Telefon i Kuq) që lidh Moskën me Washington- sipas së cilës shtetet e Bashkuara do ta konsideronin ndërhyrjen në Ditën e Zgjedhjeve si një çështje të rëndë.

Kësaj here Obama padori frazën “konflikt i armatosur.”

“Ligjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe konfliktin e armatosur, zbatohen kur veprimet janë të pranuara dhe të vërtetuara”- thuhet në mesazhin e dërguar përmes Telefonit të Kuq, sipas zyrtarëve amerikan.

“Ne do ta mbajmë Rusinë në këto standarde”

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/fDla7bL4x5A