
(FOTO: Christine Lagarde, para se gjykata të niste hetimet ndaj saj dhe familjes)/
Një gjykatë në Francë e ka shpallur fajtore shefen e Fondit Monetar Tregtar, Christine Lagarde, pë neglizhencë, por nuk mori vendim për ndonjë dënim.
Si ministre e Financave në vitin 2008, ajo miratoi dhënien e një shume prej 404 milionë Euro për biznesmenin Bernard Tapie për një shitje të diskutueshme në firmë.
Zonja Lagarde, e cila vazhdimisht mohoi se ka bërë ndonjë gjë të gabuar, nuk ishte prezent në gjykatë, pasi kishte lënë Francën drejt Washingtonit.
Bordi i FMN do të mblidhej sot, e Hënë, për të gjykuar cilët do të jenë zhvillimet e mëtejshme.
Ndërkohë, qeveria Franceze tha se akoma e beson shefen e FMN.
Të premten, zonja Lagarde tha në gjyq se gjithnjë kishte vepruar në mirëbesim dhe se gjatë pesë vjetëve kishte jetuar vetëm “me rregulla”.
/Veritas.com.al/