Një dosje ‘top sekret’ zbuluar nga vetë CIA, tregon se Osama Bin Laden kishte dokumente të Princ Harry dhe se e ka regjistruar planet e tij për dislokime në Irak.
Mjeshtri i Al-Qaeda shkarkoi nga kompjuteri disa artikuj dhe lajme në lidhje me dislokimin e ushtrisë në Irak. Dokumentet u gjetën në maj të vitit 2011 gjatë bastisjes së shtëpisë së Bin Laden në Abbottabad, Pakistan, raporton ‘The Sun Online’.
Njëri nga dokumentet kishte titull “Princ Harry përparon drejt linjës së luftës”, dhe dokumenti tjetër: “Princ Harry në Irak mund të rrisë rrezikun për trupat”.
Harry, i cili shërbente me njesinë e tij ‘the Blues and Royals’ në Maj 2007, nuk u zhvendos kurrë në Irak pasi zyrtarët ndryshuan mendje në minutën e fundit- por në mënyrë sekrete shërbeu në Helmand të Afganistanit, në fund të atij viti.
Tani dosjet e CIA-s, të hapura ditëne Mërkure, japin shenja se mbretëria mund të ketë qenë shënuar si objektiv sulmi terrorist pas sulmit të 11 Shtatorit mbi SHBA.
Analisti i terrorizmit, Bill Roggio, i cili ka lobuar për hapjen e dosjeve ‘bomba’ që në vitin 2011, tha për ‘The Sun Online’ se të dhënat provojnë se djalli Bin Laden kërkonte të vrishte Princ Harry-n.
Ai tha: “Pa dyshim, kjo tregon se Princ Harry ishte objektiv sulmi për Al-Qaeda – ata po gjuanin për të- madje edhe kur ishte vendosur në Afganistan.
“Talibanët po kërkonin për të, edhe Al-Qaeda po kërkonte për të.”
Moria e dosjeve të hapura ditën e Mërkurë përfshijnë video, letra, foto dhe audio të gjetura në kompjuterët e liderit të terrorit pasi ai u vra në një sulm nga ‘Navy Seals’ e Shteteve të Bashkuara.
Veritas.com.al/