
Një çift rreth 60 vjeçar është gjetur i pa jetë sot paradite në banesën e tyre në qytetin e Vlorës.
Policia thotë se është informuar për ngjarjen përmes një telefonate të mbërritur në orën 11:15 minuta të së premtes.
Shërbimet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku brenda në banesë, në lagjen “Pavarësia” janë gjetur të pajetë trupi i shtetasit me inicialet Rr.T., 60 vjeç dhe bashkëshortes së tij me inicialet P.T., 56 vjeç.
Policia thotë se shkak i vdekjes së çiftit është bërë një rrjedhje gazi, nga e cila janë asfiksuar të dy.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për t’u kryer ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veritas.com.al/