(FOTO: Elena Xhina, deputete e mundshme)/

Pas dorëheqjes së deputetit të PDIU, Bujar Muça pritet që vendin e tij ta zërë zonja Elena Xhina.

Zonja Xhina është aktualisht nënkryetare e Këshillit të Rrethit të Elbasanit.

Ajo është nënë e tre vajzave, avokate dhe pedagoge e fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Si politikane ka qenë e angazhuar në forumet e LSI dhe e zgjedhur në Këshillin e Rrethit nga listat e LSI. Në zgjedhjet e fundit kaloi si kandidate për deputete në favor të PDIU, duke u renditur e tretë në listë, pas Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës.

Ajo vjren per herë të parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Veritas.com.al/

Elena-Xhina-2

(FOTO: Elena Xhina me dy deputetet e tjere te PDIU, Rakipi dhe Muça)/