(FOTO: Ministri i PD Demiraj në teren gjatë gjuetisë kundër bimës kanabis)/

Nga: G. Miri/

Ministri i Brendshëm i PD, Dritan Demiraj, ka qenë sot në terren në gjueti kundër drogës së mbjellë. ““Ministri Demiraj është i vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”- njofton vetë zyra e tij.

Më poshtë vetë zyra e ministrit ka njoftuar se Policia e Shtetit ka kryer një operacion të suksesshëm në fshatin Nivicë (Tepelenë) në zonën e thepisur të quajtur Backovë për shkatërrimin e mbi 2000 mijë rrënjëve kanabis, kubikë e fishekë. Operacioni është drejtuar në terren nga zv.drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i ShBA, dhe monitoruar në terren nga Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.

Madje media pro- qeveritare ka luajtur me vizitën e zotit Demiraj në fshatin Nivicë të Tepelnës nga e ka origjinën gruaja e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Edhe gjatë fushatës u morën me këtë lajm se ‘gruaja e tij është nga Nivica që voton PS-në”.

Por sidoqoftë, sot media e majtë e solli në vëmendje këtë fakt edhe për arsye se ‘nga inati i Nivicës, Basha shkarkoi ministrat e vet’.

Ngjarja është kjo:

Në kohën kur ministri Demiraj ndodhej në terren në luftë kundër drogës, bash në atë moment, kryetari i PD deklaronte se ‘ministrat e PD po ëprgatisin dorëheqjen’.

Në takimin me deputetët:

Pyetje: Kur do ‘ti tërhiqni ministrat?- pyeti Bashën një deputet

Basha: “Ministrat po përfundojnë raportin dhe menjëherë pas kësaj më kanë informuar se kanë bërë gati dorëheqjen e tyre”.

Por në fakt ministri i PD, Demiraj ishte në krye të detyrës, madje në majë të kryerjes së detyrës.

Cila është e vërtata: Janë apo nuk janë ministrat e PD?!

 

Veritas.com.al/