(FOTO: Vladimir Putin dhe James Clapper)/

Shefi i Inteligjencies së Shteteve të Bashkuara, premtoi sot se do të shpjegojë pse Rusia bën sikur acarohet kur i thonë për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Drejtori i Inteligjencies Kombëtare, James Clapper tha se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar hakerimin  e emaileve të partisë Demokratike, dhe motivi do të zbulohet javën e ardhshme.

Por zoti Clapper ndaloi pak dhe e vuri theksin në fjalët “ky është një akt lufte”.

Russia ka mohuar se ka dorë por Shtetet e Bashkuara ka njoftuar sanksione kundër zyrtarëve të Rusisë.

Një raport për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA është dorëzuar të Ënjtën te Presidenti Obama.

President i zgjedhur Donald Trump do të flasë shkurt të Premten dhe versioni i tij do të bëhet publik javën e ardhshme.

Zyrtarët kryesorë të Inteligjencies së Shteteve të Bashkuara kanë qenë në një seancë pyetjesh në Komitetin e Shërbimit të Armatosur të Senatit për të hetuar mbi ndërhyrjen e supozuar.

/Veritas.com.al/