Ditën e martë të gjithë pamë se si reporteri  James Acosta i CNN nuk u pranua të bëjë pyetje më konferencë me Donald Trump, sepse – jeni media e  “fake news”- iu drejtua presidenti i zgjedhur.

CNN që nga ajo ditë po ankohet për sjelljen e Trump dhe po thërret në intervista kundërshtarët e tij pa pushim.

Sot, Donald Trump, e dubloi atë që i bëri televizionit CNN herën e parë. Sot presidenti i zgjedhur shkroi: “CNN është plotësisht i shkrirë me “fake news-in” e tyre. Sepse vlera e tyre është minimizuar që nga fushata e zgjedhjeve dhe besueshmëria ndaj CNN së shpejti nuk do të jetë më”.

Shikueshmëria dhe besueshmëria e CNN ka rënë shumë. Kur zoti Trump thotë “komplet i shkrirë”, ka parasysh të dhënat mbi shikueshmërinë në rënie. Gjatë zgjedhjeve prime, ata u rënditën si televizion i tretë në vend; tani kanë rënë më shumë. Duke u krahasuar me vitet e fundit, sipas vlerësimit të shikueshmërisë televizive në Shtetet e Bashkuara, CNN ka rënë 18 për qind gjatë primareve në zgjedhjet presidenciale. MSNBC ndodhte mbi 41 për qind dhe Fox News është mbi 31 për qind.

/Veritas.com.al/