Dhe per Makron: Macron është më i keq se Orban…Pas kthimit nga Tripoli, Ministri i Brendshëm thekson afrim dhe bashkëpunimin absolut me Libinë

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini hapi fjalimin e tij në Viminale pas vizitës së tij në Tripoli duke deklaruar se ai donte të sqaronte “tre ose katër parime të përgjithshme”: “Ka ndarje të plotë te ideve midis Italisë dhe Libisë, afërsi dhe bashkëpunim absolut” , ka debutuar duke I drejtuar një seri goditjesh Francës se Emmanuel Macron.

Për Evropën dhe imigracionin: “Këshilli Evropian? Së fundi Evropa, pas shume vitesh diskuton mbi një propozim italian” mbi “kapërcimin e Traktatit të Dublinit”. Janë dhjetë pika, Italia u kthye protagoniste, në 23 ditë me ne ne qeveri, Italia ka rifituar krenarinë në Evropë ».

Rreth pikave të nxehta (ja çfarë janë): qendrat e “mbrojtjes dhe identifikimit” që duhet të ngrihen në Afrikën e Veriut, duhet të jenë “në kufijtë e jashtëm të Libisë”, precizoi ai duke iu referuar deklaratave të mëparshme. Ka shtuar: “Kam kërkuar që të vizitoj një qendër të pritjes dhe mbrojtjes që brenda një muaji do të jetë gati për 1,000 njerëz me UNHCR për të çmontuar të gjithë retorikën në të cilën ne Libi janë torturuar dhe dëmtuar të drejtat civile, një qendër moderne në Tripoli. Ne jemi të gatshëm të rrisim numrin e hyrjeve të rregullta për njerëzit që largohen nga lufta, duke kufizuar ardhjet e atyre që nuk ikin nga lufta “.

Zgjatet sërish debati mbi OJQ-të: “Libia na kërkoi që të vazhdojmë bllokimin e trafikimit te qenieve njerëzore që shikon në OJQ subjekte, nuk e di nëse me vetëdije ose pa vetëdije bashkëpunëtorë te kontrabandistëve”.

Duke iu kthyer situatës së anijes gjermane Lifeline, e cila pas refuzimit të Italisë, Maltës, Gjermanisë dhe Holandës dëshiron ti drejtohet Francës: “Ministri francez është injorant, në kuptimin që injoron situatën e kësaj anije që veproi duke injoruar paralajmërimet e rojes bregdetare Italiane dhe Libiane: është një anije e jashtëligjshme që duhet të sekuestrohet. Me befason ligësia e francezëve, do të ishte një gjest i mirë hapja e portit të Marsejës për këtë anije që nuk e shoh se pse duhet të arrije në Itali duke pare se nuk ka fare te beje me vendin tone”.

Ende per Francën: “Mbi ripranimet, Hungaria e Orbanit është e parazgjedhur për 300 njësi, Franca e Macronit te mirë për 9000 njësi. Pra, nëse Orban është i keq, Macron është 15 herë më i keq. ”

Salvini ka deklaruar gjithashtu se do të punojë “për të filluar fluturimet direkt midis Libisë dhe Italisë: ekziston problemi i embargos që paradoksalisht arrin të armatosë milicitë e armiqve dhe të çarmatosë autoritetet. Kam ripremtuar që brenda kesaj vere të kthehem në Libi për të ofruar pajisje për marinën lokale si gomone, për luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Ndërhyrja ishte mundësia për të komentuar rezultatet e balotazhit : “Kam rënë në gjumë I gezuar: sakrificat e shumë viteve kanë çuar në rezultate të pabesueshme në qytete të qeverisura për 70 vjet nga ana e majta, pa triumfalizëm, por një rezultat i dukshëm, i cili vjen pas 15 ditësh të lincimit nga mediat ndaj meje dhe Leges.

Veritas.com.al/