Teoria komplotiste, sipas së cilës koronavirusi lindi në një laborator në Whuan, gjen terren të ri pjellor falë një shërbimi tjetër të Tgr Leonardo,këtë herë e datuar në shkurt 2020

 

A u krijua koronavirusi në laborator? Nëse nga njëra anë komuniteti shkencor, duke u nisur nga profesori i mirënjohur Roberto Burioni, ka nxituar të afirmojë origjinën absolutisht natyrale të virusit që po korr viktima në të gjithë botën, nga ana tjetër teoria e konspiracionit gjen terren pjellor falë një tjeter shërbimi te Tgr Leonardo, këtë herë datuar në shkurt 2020.

Në filmimin e pesë vjeteve më parë flitej për një eksperiment që disa shkencëtarë kinezë po conin perpara përmes krijimit artificial të një “supervirusi pulmonar nga lakuriqët dhe minjtë”. Profesori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele në Milano, nga faqet e Corriere della Sera, ka shpjeguar se “puna shkencore e vitit 2015 së cilës i referohet videoja, dhe qe ishte një punë e bukur,publikuar në Nature, nuk ka asnjë lidhje me virusin që doli në vitin 2019″.

Edhe drejtori i TgR, Alessandro Casarin, kishte saktësuar menjëherë se e njëjta revistë Nature ka sqaruar kohët e fundit se Covid-19 ka një origjinë natyrore, por në programin që u transmetua, më 17 shkurtin e kaluar, Tgr Leonardo i referohet një raporti të dy biologëve të Universitetit të Kinës së Jugut, Botao Xiao dhe Lei Xiao që e mendojnë ndryshe. Të dy shkencëtarët besojnë se koronavirusi mund të ketë ‘shpëtuar ’nga një laborator kushtuar studimit të sëmundjeve infektive i cili ndodhet disa qindra metra larg tregut të peshkut në Wuhan, qëndra e epidemisë. Në këtë program të dytë të Rai, riafirmohet kjo teori qartë “Coronavirusi i ri i ka shpëtuar nga laboratory i sigurisë së lartë në Wuhan”, thotë gazetari.

David Puente, në Open, megjithatë, vë në diskutim vlefshmërinë e dosierit të dy biologëve kinezë sepse “teksti vjen nga faqja ResearchGate, një rrjet social që i lejon studiuesit të ngarkojnë punët e tyre. Nuk është një revistë shkencore dhe nuk ndjek një shqyrtim të njëjtë. Dokumenti në fjalë është hequr nga rrjeti social, por mbetet një kopje e memorizuar “. Sidoqoftë, kjo është e mjaftueshme për të ushqyer dyshime të reja rreth asaj se si lindi dhe u zhvillua një virus i cili, për momentin, ka prodhuar më shumë se gjysmë milioni të infektuar dhe mbi 24 mijë vdekje në 176 vende. Shtetet e Bashkuara, me 86 mijë njerëz të infektuar, janë më të prekurit, por Italia ka pësuar numrin më të madh të viktimave (8215 vdekje kundrejt 4365 në Spanjë dhe 3174 në Kinë).

Franco Locatelli, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit, sqaron: “Për krijimin e mundshëm të koronavirusit në laborator dua ta përsëris qartë: nuk bëjmë fanta-bioterrorizëm, kemi prova që tregojnë qartë se nuk kishte mundësi të gjenerimit në laborator. është botuar në një nga revistat më të rëndësishme në botë, dhe së fundmi është konfirmuar, të shmangim duke ushqyer gjëra që nuk kanë asnje konsistencë shkencore “.

VERITAS.COM.AL