Ekspertët kishin paralajmëruar para pak ditësh që sipas statistikave që po paraqiteshin brenda kësaj jave do të kapej shifra e 1 milion të prekurve nga Koroanvirusi.

Të vdekur janë 51354 ndërsa të shëruar janë 210191. Kjo shifër është arritur pa përfunduar java, madje është akoma e enjte.

Vendi më i prekur deri më tani është SHBA me 235747 e ndjekur nga Italia me 115242, Spanja 110238, Gjermania 84264, Kina 8158 dhe më pas vjen Franca me 59105.

Ndërsa në vendin tonë janë 277 persona të prekur.

Sa u përket viktimave Italia kryeson me 13915 viktima e ndjekur nga Spanja me 10096, SHBA 5604, Franca 4503, Kina 3318, Irani 3160 dhe Britania 2921.

Ndërsa në vendin tonë janë 16.

Numri i të vdekurve është ende i lartë: në 24 orët e fundit 760 njerëz kanë vdekur, një shifër më e lartë se dje (727) e cila rrit numrin e përgjithshëm të viktimave në 13.915. Deri më tani, ka 83.049 pozitivë në Vend: 2.477 më tepër ndërsa dje kishte 2.937 raste të reja.

 

Tamponët e bërë sot janë 39.809, rreth 5 mijë më shumë se dje.Të dhënat e infektimeve të reja, shpjegon Repubblica, janë pozitive sepse pavarësisht se janë bërë shumë më shumë tampone sot, shtimi i pacientëve të sëmurë është më i ulët: 1 pacient për çdo 8.5 tamponë të bërë, 11%, shifra më e ulët për një muaj në këto anë.

shëruarit në total janë 18.227 (+1,431). Që nga fillimi i përhapjes së virusit kinez, numri i përgjithshëm i personave të infektuar (përfshirë viktimat dhe të shëruarit) ka arritur në 115.224 (4,668 njerëz më shumë se dje). Janë 28,540 pacientë të shtruar në spital me simptoma; 4,053 janë në terapi intensive (+18, + 0.4%), ndërsa 50,456 janë në izolim shtëpiak. Këto janë të dhënat e ilustruara nga kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli gjatë konferencës së përditshme për shtyp mbi emergjencën e koronavirusit në Vend. “Sot ka filluar bërthama e dytë e task forces së mjekëve. Shtatëdhjetë e gjashtë mjekë që shkojnë për të forcuar personelin shëndetësor të Lombardisë, Piemonte, Emilia Romagna, Trentino Alto Adige, Marche dhe Valle d’Aosta”, shpjegoi kreu i Mbrojtjes Civile. Duke shtuar edhe se “deri më tani, 105 pacientë nga Lombardia janë transferuar me sistemin Cross (2 më shumë se dje): 65 pozitive ndaj koronavirusit dhe 40 negative, 32 prej tyre janë transferuar në Gjermani”.

“Prej disa ditësh, të paktën që nga 27 Marsi, ne kemi qenë dëshmitarë të një ulje të numrit të pacientëve dhe atyre që janë në terapi intensive. Vlerat po stabilizohen. Nuk mund t’ju them nëse ka filluar apo po fillon të ulet, por mund të them që duhet të mbajmë masa të larta dhe vëmendje sepse mjafton pak gjë për të krijuar mekanizma të papritur për të rifilluar infektimi “, shpjegoi Borrelli. Sidoqoftë, numri i mjekëve dhe infermierëve me virus është shqetësues. “9.7% e të gjithë personave të infektuar janë operatorë shëndetësorë, një numër i rëndësishëm, ata kanë nevojë për vëmendje dhe mbështetje maksimale,” tha Sergio Iavicoli, drejtor i Departamentit të Mjekësisë, Epidemiologjisë dhe Higjienës Profesionale të Inail.

Për majin – përfundoi Borrelli – shpresoj se do të jemi në gjendje të gjejmë një situatë më të mirë se sot, pa paragjykuar të gjitha masat e nevojshme. Por unë jam realist, nuk dua të fut një optimizëm të lehtë. Më mirë t’i shohim të dhënat ditë pas dite”.

VERITAS.COM.AL