Provokimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke postuar në Facebook Kosovën me hartën e Serbisë, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si ‘hartë leshi dhe lojë kukullash nga shoku në Beograd’. Rama shprehet se Kosova dhe Shqipëria janë një përtej kufirit që kanë dhe se e kanë të qartë të ardhmen e tyre. Këto deklarata Rama i bëri gjatë inspektimit të procesit të vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës në Kukës.
“U vonua pak por më mirë kështu se ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”, tha Rama.
Dy ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, ka provokuar nga mediat sociale duke vendosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Ky provokim solli reagime te ashpra dhe dënuese ndaj tij që nga Bashkimi Europian e deri tek zyrtarët e tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Para provokimit të Vuçiç, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre. Ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar këtë akt si destruktiv.
Edhe Shqipëria ka reaguar në lidhje më të akt të Serbisë, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se deklarata dhe veprime të tilla nuk shërbejnë bashkëpunimit e stabilitetit në rajon, por nxisin konflikt dhe përçarje. Edhe ministri shqiptar për diasporën, Pandeli Majko tha se sovranitetin e Kosovës e garanton NATO-ja dhe jo Instagrami.
Postimi i Vucic