Mbretëria e Bashkuar mund të shohë 50,000 raste të reja të koronavirusit në ditë nga mesi i Tetorit nëse nuk ndërmerren  veprime të mëtejshme, ka paralajmëruar këshilltari kryesor shkencor i qeverisë.

Sir Patrick Vallance tha që pritet të që pas një muaji shifra të shkojë në rreth “200-plus vdekje në ditë”.

Kjo vjen ndërsa Kryeministri përgatitet të drejtojë një takim të komitetit emergjent Cobra të martën në mëngjes, pastaj të bëjë një deklaratë në Dhomën e Komuneve.

Të Dielën, 3,899 raste të tjera të përditshme dhe 18 vdekje u raportuan në MB.

Duke folur në Doëning Street përkrah këshilltarit kryesor mjekësor, Prof Chris whitty, Sir Patrick theksoi se shifrat e dhëna nuk ishin vetëm një parashikim, por shtoi: “Për momentin ne mendojmë që epidemia po dyfishohet afërsisht çdo shtatë ditë.

“Nëse, dhe kjo është mjaft e madhe nëse, por nëse kjo vazhdon pa pushim, dhe kjo rritet, duke u dyfishuar çdo shtatë ditë … nëse kjo do të vazhdonte, në mes të Tetorit do të përfundonit me diçka rrehi 50,000 raste në ditë.

“Pesëdhjetë mijë raste në ditë pritet të shkojnë një muaj më vonë, kështu që mesi i nëntorit do të ketë 200 plus vdekje në ditë.

“Sfida, pra, është të sigurohemi që koha e dyfishimit të mos qëndrojë në shtatë ditë.

“Kjo kërkon shpejtësi, kërkon veprim mjaftueshëm në mënyrë që të jesh në gjendje ta ulësh atë.”, tha Sir Patrick.

VERITAS.COM.AL/