Policia e Shtetit, menjëherë në zbatim të masave parandaluese për mospërhpajen e koronavirusit të caktuara nga qeveria, ka mbyllur prej ditës së djeshme 522 lokale, 29 palestra 65 bilardo, dhe 39 disko, pub-e dhe lokale me muzikë live.

Policia apelon se kush nuk bindet dhe kundërshton realizimin e masave të paracaktuara do të penalizohet sipas ligjit. Pasditen e djeshme kryeministri Rama bëri të ditur se do të mbylleshin palestrat, pub-et, lokalet e natës me muzikë live kurse për lokalet e zakonshme dhe restorantet do të kishte riorganizim ku tavolinat do të vendosen në një distancë 2 metra larg nga njëra tjetra.

‘Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore’, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

VERITAS.COM.AL/