![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Image-2020-03-10-at-15.23.05-1-1100x620.jpeg)
Bashkia e Tiranës me anë të një njoftimi zyrtar ka informuar qytetarët e saj se duke filluar nga dita e nesërme, 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar, për t’u përballur me përhapjen e koronavirusit.
Masa fillon nga ora 5.00 e mëngjesit dhe përfshin linjat brenda qytetit të Tiranës, transportin rrethqytetas që lidh qytetin e Tiranës me njësitë administrative dhe ish-komunat si dhe shërbimin ndërqytetas me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës.
VERITAS.COM.AL/