Kryeministri Edi Rama ka paraqitur planin për emergjencën e COVID-19. Ai është shprehur se do të preken pagat e deputetëve dhe të kabinetit të ministrave ku do të përgjysmohen.

Rama: Nuk do të prekim asnjë pagë, përveç pagave të deputetëve dhe kabinetit të ministrave, Presidentit i bëj një falenderim publik sepse po ndihmon si mundet apo sa mundet.

Në këtë fazë është në dorën e tyre ta bëjnë apo mos ta bëjnë këtë gjë.