Mutacioni që ka pësuar Covid-19 dhe që u identifikua si fillim në Britaninë e Madhe ka shfaqur të njëjta simptoma me koronavirusin i cili trazoi të gjithë botën këtë vit, pasi janë e njëjta familje, por nuk është aq agresiv në lidhje me vdekshmërinë. Këtë tregojnë të paktën studimet e deritanishme.

Në fakt, Covid-19 ka pësuar 4000 mutacione që nga fillimet e tij, por në Britaninë e Madhe u vu re një transmetueshmëri e lartë e këtij varianti, i cili pas Britanisë ka alarmuar edhe vende të tjera në BE e gjetkë.

Por, askush nuk e përjashton mundësinë se ky mutacion mund të ketë ndodhur më herët edhe në vende të tjera përfshirë edhe Shqipërinë. Megjithatë, vendet e zhvilluara si Britania por edhe në vende te tjera të BE, të cilat kanë kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të kryer studime dhe hetime epidemiologjike për të pasur një panoramë më të qartë.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Alma Demiraj.