Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrimet ne Infektiv dhe rendimi i gjendjes se te shtruarve.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 93 raste të reja me COVID-19.

62 ne Tirane, 6 ne Shkoder, 4 ne GJirokaster, nga 3 ne Durres e Puke, dy ne KOrce, M irdite, Tropoje e Malesi e MAdhe, 1 ne Kruje, Fier, Lezhe, Kavaje, Rrogozhine, Berat e Tepelene.

Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve te dyshuara.

Ndërsa 4 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, rëndohet SITUATA me COVID-in, te Infektivi.

Lajmin e ka njoftuar sot Ministria e Shendetesie, duke bere me dije se ne 24 oret e fundit 4 qytetare nuk e fituan dot betejen me semundjen, pavaresisht mjekimit.

Jeten ne Infektiv e humben nje 68 vjecar nga Durresi, nje pacient 65 vjecar nga Tirana, nje 63 vjecar nga Elbasani dhe nje 71 vjecare nga Shkodra, me disa semundje bashkeshoqeruese.

MSH raporton se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, thuhet në njoftim.

Apeli për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

VERITAS.COM.AL/