Specialisti i Drejtorisë Arsimore në Tiranë, 40-vjeçari Alfred Koçi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e hidhur e bën të ditur drejtoresha e Zyrës Arsimore të Tiranës, e cila thekson se Koçi ishte fjalë ëmbël dhe i papërtuar.

“Një mik , shok koleg i mirë na la! Ishe i qeshur , fjale embel dhe i papertuar ! Te prisnim te gjithe te kthehej prane nesh por zoti te mori prane vetes.

Na ka lënë një peng e boshllëk të madh te gjitheve, ne veçanti ne te Zyres Vendore Arsimore Tirane. Ngushëllime familjes, i paharruar qofte kujtimi yt Alfred Koçi !😥😢”, shkruan ajo.

40 vjeçari vdiq pak dite pasi edhe e ëma kishte humbur jetën nga virusi korona.

VERITAS.COM.AL/