Ka ndërruar jetë nga Covid-19 basketbollisti nga Berati, që ishte arbitër i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu.
72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Covid, në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavurusin.
72-vjeçari Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat.
Pas lajmit për vdekjen e tij, ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90. Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi, duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”, i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.
VERITAS.COM.AL