Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Itali. Ai do të takohet këtë pasdite me Ignazio La Russa, President i Senatit të Republikës së Italisë, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të ketë disa takime zyrtare, përfshirë edhe një takim të posaçme me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.