( FOTO: Mësuesi nga Shkodra, Gazion Rusi)/
Rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Pas mësuesit 39-vjeçar Gazion Rusi, nga Shkodra, një gardist 58-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.
Një mësues matematike në Medresenë e Shkodrës humbi jetën për shkak të koronavirusit.
Gazjon Rusi, babai i tre fëmijëve u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare. Ishte prej vitesh mësues në Medrese dhe bashkeëpunëtor i myftinisë Shkodër.
Rusi ishte infektuar prej ditësh nga COVID-19, dhe në orët e fundit kishte kaluar në intubim.
Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 35 mijë euro. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s’e fitoi dot betejën.
Viktima i dytë, G.P mësohet se ka qenë gardist dhe ka shërbyer si shoferi i ministres Elisa Spiropali.
Ai ka shfaqur dy ditë më parë simptomat e COVID-19 dhe situata sa ka ardhur duke u përkeqësuar.
Sipas report tv, nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID-2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.
VERITAS.COM.AL/