COVID-19 ka paralizuar të gjithë Botën dhe nga ky virus nuk ka shpëtuar as Shqipëria, sidomos në zonat më të banuara siç eshte Durresi. Por edhe pse është një situatë e rënduar, Durrësi ka nisur përgatijen për sezonin e verës.
Siç shihet dhe nga fotot e LSA, ka nisur ndërtimi i çadrave, por ndryshe nga vitet e tjera këtë herë largësia mes tyre do jetë më e madhe, që shkon në 2 metra.
Por siç janë edhe të gjitha projeksionet, pritet që Shqipëria të mos e humbë këtë sezon, madje të jetë gati të presë turistë vendas dhe të huaj më herët se vendet e tjera për shkak se edhe epidemia është nën kontroll, gjithmonë duke respektuar masat e distancimit social.