Nga data 7 deri më 9 Prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të Komisionit për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku marrin pjesë përfaqësues të turizmit nga 40 vende.

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se ky organizim i rëndësishem do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe e ngre promovimin e vendit në një tjetër nivel.

“Mirëmëngjes, dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.