Humbën dy jetë në Spitalin Infektiv në 24 oret e fundit. Sipas ministrise së Shëndetësisë, betejen me Covid-19 e kane humbur një 59 vjecare nga Lushnja dhe një 77 vjeçar nga Vlora.
“Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit, njofton Ministria- Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive, nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.
Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 61 raste të reja me COVID-19.
12 ne TIrane, 11 ne Vlore, 7 neDurres, nga 5 Kukes e Divjake, nga 3 ne Puke, KOrce e Kurbin, 2 ne Kruje dhe nga 1 ne Shkoder, Fier, LEzhe, Has, Mirdite, Kamez, Belsh, Selenice, e Fushe Arrez.
Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve te dyshuara.
“Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh”, bën me dije ministria.
Sipas ministrisë në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
VERITAS.COM.AL/